Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se BE-ja po shqyrton sanksionet e mundshme ndaj Republika Srpskas në Bosnje e Hercegovinë, raporton Gazeta Express.
Ai tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për Bosnje e Hercegovinën më 24 janar.
“Ne kemi një kornizë të sanksioneve tashmë të vendosur. Siç thashë, janë duke u zhvilluar bisedime mes shteteve anëtare, por edhe me institucionet, përfshirë Komisionin Evropian, për të gjetur mënyrën më të mirë për t’u përballur me situatën. Më lejoni të sqaroj një gjë, se dy gjërat që përmendëm, rishikimi i sistemit të mbështetjes së BE-së dhe sanksionet janë vetëm dy instrumente, nga mjetet shumë të gjera që mund të përdoren në rast se shtetet anëtare vendosin se kjo është rruga e duhur”, ka thënë Stano.
Stano tha se Komisioni Evropian nuk është i gatshëm të flasë për skenarë hipotetikë të mundshëm për ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë, por ata janë duke shqyrtuar të gjitha opsionet për të vepruar në situatën në BiH
“Nëse ky është një element hipotetik dhe ju e dini që në këtë fazë nuk mendojmë kurrë për skenarë hipotetikë, prioriteti është ndalimi i mosmarrëveshjeve, sjelljes dhe retorikës së papranueshme nxitëse, rinovimi i punës së institucioneve shtetërore në BeH, ripërtëritja e dialogut, të arrijë fundin e krizës politike në Bosnje, sepse ajo po e pengon rrugën e saj, dhe kjo është në dëm jo vetëm të vendit, por edhe të qytetarëve të Bosnje-Hercegovinës që duan një jetë më të mirë, por nuk mund ta kenë për shkak të politikës së tyre sepse liderët nuk janë në gjendje të vazhdojnë me reformat. Pra, ne duam t’i japim fund krizës politike, që Bosnja si një vend i vetëm të vazhdojë rrugën e saj dhe që njerëzit të përfitojnë prej saj. Pra, ky është qëllimi kryesor nëse të gjitha përpjekjet për të lehtësuar dialogun e BE-së dhe të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund krizës dështojnë, dhe nëse situata në zonë përshpejtohet dhe ne ecim përpara në drejtimin që kemi parë”, ka thënë ai.