Reperi i njohur amerikan Snoop Dogg, ka planifikuar të lansojë markën e tij të ‘hot dog’-ve të quajtur “Snoop Doggs”, sipas një dosjeje të fundit ligjore në Zyrën Federale të Markave Tregtare.
Snoop nuk ka lansuar ende një markë, por duket se ai ka një qëllim serioz.
Zgjedhja e biznesit të ‘hot-dog’-ëve është pak e çuditshme, duke pasur parasysh historinë e tij me ushqimin, ku ai ka thënë publikisht se nuk do të hante kurrë një ‘hot dog’.