Policia e Sllovenisë kanë ndaluar një shofer 32-vjeçar nga Kosova në autostradën Lubjanë-Obrezhje, i cili po voziste autobusin pa një rrotë.
Policia e dënoi 32-vjeçarin me 400 euro për shkelje të Ligjit për Mjetet Motorike, bëri me dije Komisariati i Policisë atje, raporton Siol.
Autobusit, siç raporton mediumi, i mungonte një rrotë në anën e majtë të rendit të tretë.
Policia konstatoi se autobusi nuk kishte udhëtarë, teksa shoferi nuk ishte në dijeni se kur i kishte humbur goma autobusit.