Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë policia ka dënuar 1 408 persona për mosrespektim të ligjit.
Prej tyre 1 047 janë gjobitur personat që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut ndërsa 361 persona të tjerë janë dënuar për mosrespektim të masave anti-Covid.
Në të njëjtën periudhë kohore, Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.