Plagosen tre persona në sheshin e Obiliqit

Tre persona janë plagosur si pasojë e një përleshjeje ku janë përdorur edhe disa mjete të mprehta në sheshin e qytetit në Obiliq.

Lajmi është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës

“Sot rreth orës 15 :00 patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit,në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga  mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

Mësohet se të njëjtit po trajtohen në QKUK.