Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2022, ja ku renditet Kosova

Japonia dhe Singapori kanë ende pasaportat më të fuqishme në botë, ka zbuluar një renditje e re globale për vitin 2022. Qytetarët e tyre mund të udhëtojnë në 192 vende pa viza.

Gjermania dhe Koreja e Jugut qëndrojnë në vendin e dytë të përbashkët, në gjendje të udhëtojnë në 190 destinacione pa viza, ndërsa Finlanda, Italia , Luksemburgu dhe Spanja ndajnë vendin e tretë, me të drejt udhëtimi në 189 vende.

Renditja është prodhuar nga Indeksi i Pasaportave Henley, i cili bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Ai analizon se në sa vende mund të hyjë një mbajtës i pasaportës pa vizë paraprake.