Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi ka reaguar ndaj një shkrim që është bërë në rrjete sociale për të, e që është lidhur me tërmetin me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter që goditi të dielën Greqinë. Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut e Kosovë.
“Nuk ishte tërmet u rrëzua Fifi”, ka shkruar një person në rrjetet sociale.
Në reagimin që e ka bërë Fifi lidhur me këtë shkrim, tregon se i ka kaluar 27 vjet me njerëz të tillë nëpër këmbë.
“Dhe ja pra miq të dashur…kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma.. ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë..po si puna ime, sa janë Pastaj mund edhe të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e mundet edhe t’i bëjnë dëm vetes? Marre..Marre..Marre! Ndërkohë ty edhe shumë të tjerëve ua kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”, ka shkruar Fifi në InstaStory.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Fifi është “Diell”. Këngën “Diell”, Fifi e krijoi gjatë kohës sa ishte në “Big Brother VIP”. Kënga e publikuar më 27 nëntor deri tani numëron mbi 12 milionë klikime në Youtube.