Merdiana Leci, diplomatja e parë nga Kosova që shërbeu në Departamentin Amerikan të Shtetit

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka takuar sot ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe diplomaten e parë të Kosovës që shërbeu si oficere ndërlidhëse në Departamentin Amerikan të Shtetit, Merdiana Leci.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ishte një diskutim shumë produktiv me ministren Gërvalla dhe diplomaten Leci.

“Diskutim produktiv  dhe frymëzues me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Merdiana Leci, diplomaten e parë të Kosovës që shërbeu si oficere ndërlidhëse në Departamentin Amerikan të shtetit në Uashington. Ky program do të forcojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin SHBA-Kosovë në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka shkruar Hovenier.

Kujtojmë se ambasadori Hovenier dje ka dorëzuar letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani.