Banka Qendrore tregon nëse alarmi i ndezur mbrëmë ka ndonjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve

Alarmi i ndezur mbrëmë në objektin e Bankës Qendrore të Kosovës bëri që forca të shtuara të Policisë së Kosovës të jenë të pranishme në vendin e ngjarjes.

Por pavarësisht këtij alarmi nuk raportohet për ndonjë problem të mundshëm, pasi shkaku që çoi në aktivizimin e këtij alarmi thuhet të ketë qenë një problem i vogël teknik.

Nga Zyra për Informim e Bankës Qendrore të Kosovës kanë deklaruar se problemi teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së.

“Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik.Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Duhet përkujtuar që për një kohë mjaftë të gjata alarmi ishte i aktivizuar por pas kontrolleve të cilat u bënë në këtë objekt u qartësua se nuk kishte asgjë tjetër përpos një problemi teknik.