Arjola Demiri është ndër aktoret, banore tashmë e shtëpisë “Big Brother VIP” që ditën e parë të spektaklit.
Aktorja nga Tropoja shpesh e ka treguar fiksimin e saj për veturat.
Në një bisedë me Donaldin, Beatrixën, Einxhelin e tjerë, Arjola Demiri tha se ka qenë e para femër që ka vozitur Porsche në Shqipëri.
Derisa i drejtohet Donaldit ajo thotë:
“Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, tha Arjola.
Arjola gjithashtu pak më vonë ka shprehur se e ka parë Donaldin të bëjë ‘heroin’.
“Donaldin këtu brenda e kam parë shpesh të bëjë heroin dhe ndonjëherë meshkujt kur e bëjnë heroin marrin shumë karikim. Vetë mashkulli do të ndihet superior, hero, të gjithë ashtu e ndiejnë vlerën e tij. E kam parë që e ka bërë me Semin, e kam parë që e ka bërë me Sarën, e kam parë edhe me Monikën, e kam parë në shumë raste që e ka bërë me femrat këtu brenda. Të ndihet si protektiv, se me djemtë nuk e kam parë ta bëj këtë gjë.”,- u shpreh aktorja.
Ndërkohë rikujtojmë se në nominim janë Iliri, DJ Dagz dhe Einxhel.