Ndonëse me masat antiCOVID në vend, mbrëmjet muzikore kanë vazhduar të mbahen edhe për gjatë vitit që lamë pas, e tilla kishte edhe gjatë festave të fundvitit.
Në shumë lokale këngëtarët kanë kënduar për një numër të caktuar të personave që lejohen brenda ambienteve të mbyllura.
Por, policia e Kosovës vazhdimit po ruan rendin duke bërë kontroll të vazhdueshme që qytetarët të iu përmbahen dhe respektojnë masat.
Policia kanë intervenuar edhe në një nga mbrëmjet muzikore të këngëtarit dhe ish-deputetit, Labinot Tahiri.
Pas ndërhyrjes së tyre, ishte këngëtari ai që kërkoi që të vazhdonte të këndonte edhe për 10 minuta të tjerë dhe pastaj ta mbyllte mbrëmjen.
“Ngadalë me bateri se qorr nuk jam, respekt kam për juve e dini fort mirë. Çdo policë i Republikës së Kosovës sa herë që kanë pas nevojë për Labinot Tahirin kam dal në borë e në shi. Pra më mirë të kënaqemi edhe 10 minuta, ne e respektojmë ligjin edhe juve, Zoti iu bekoftë se ju e keni punën më të vështirë, edhe 10 minuta na leni edhe e përfundojmë nuk ka problem, nëse bën, nëse nuk bën prap nuk ka problem, veç me ma ndal mikrofonin nuk e meritoi, pas 10 minutave unë I pari dal”, dëgjohet të thotë Labi ndër tjera në një video të publikuar në rrjetet sociale.