Mësimdhënësit e nxënësit e “Sami Frashërit” janë vaksinuar, një i infektuar po trajtohet në shtëpi

Mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet janë vaksinuar, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i shkollës Daut Selimi.

Ai më tej ka bërë të ditur se mësimi në këtë shkollë në gjysmëvjetorin e dytë ka nisur me prezencë fizike dhe se gjithçka po shkon sipas planit.

Selimi ka shtuar se një nxënës është i infektuar me Covid-19 dhe se po trajtohet në shtëpi.

“Ne kemi filluar mësimin normalisht. Pothuajse të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit janë të vaksinuar”.

“Momentalisht një nxënës është pozitiv me Covid. Por është duke qëndruar në shtëpi derisa ta kalojë virusin”.

Mësimi na nisur në të gjitha shkollat e vendit pas dhjetë ditësh pushim dimëror. Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur se procesi mësimor duhet të zhvillohet me prani fizike, ndërkaq tha se në disa raste mund të shfrytëzohen edhe skenarët e tjerë.