Java e futbollistëve shqiptarë nëpër Evropë – Rashica më në fund shënon

Kjo fundjavë ishte e mbarë për disa prej futbollistëve shqiptar që luajnë në kampionat evropiane.

Enis Bardhi që luan për ekipin spanjoll, Levante kontribuoi me një asistim në fitoren që ekipi i tij e arriti 2:0 përball Mallorcas në kuadër të Ligës Spanjolle. Bardhi arriti që të asistonte në golin e parë të ndeshjes

Ndërsa sulmuesi kosovar shënoi golin e parë që nga nënshkrimi i tij me klubin anglez. Milot Rashica më në fund ka shënuar golin e parë për Norwich.

Ai shënoi golin vendimtar për të dërguar ekipin e tij në rundin tjetër në kuadër të Kupës së Ligës Angleze “FA CUP”.

Në anën tjetër Adanan Januzaj u paraqitë për 78-të minuta për ekipin e tij Real Sociedat.

Në ekipin turk, Konyaspor në fushën e lojës u paraqiten Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi dhe Endri Cekici por që nuk lanë ndonjë gjurmë në ndeshjen që ekipi i tyre pësoi humbje.

Në anën tjetër anësori kosovar, Elbasan Rashani luajti 87-të minuta për Clermonte në ligën franceze.

Kjo fundjavë e gjeti Xherdan Shaqirin në bankën rezervë, pasi që ai nuk u paraqit për asnjë minutë në ndeshjen derbi në mes të Lyon-PSG-së.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani që luan për Napolin zhvilloi ndeshjen e radhës. Ai u paraqit për 90 minuta të plota në fitoren e Napolit kundër Sampdoria në kuadër të Ligës Italiane të Futbollit.

Ndërsa sulmuesi Vedat Murqi edhe këtë fundjavë ka vazhduar të qëndrojë në bankën rezervë të Lazios në ndeshjen që e humbën kundër Inter.

Mundësia për t’ë luajtur nuk iu dha as mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla në derbin Roma – Juventus që u fitua nga mysafirët me përmbysje të rezultatit nga 3:1 në 3:4.