Halle Berry dëshiron të luajë në një film me Zendayan

Aktorja e njohur hollywoodiane, Halle Berry, ka plane të mëdha për të ardhmen e saj.

Pas lansimit të filmit “Bruised” i cili e shënoi debutimin regjisorial dhe ku e luajti rolin protagonist, Berry po kërkon t’i zgjerojë horizontet e saj.

Një mënyrë si planifikon ta bëjë këtë është duke bashkëpunuar me yjet e rinj të kinematografisë. Në veçanti, ajo e ka ndarë mendjen të punojë së shpejti me aktoren e filmave “Spider-Man”, Zendaya. Berry madje deklaroi se do t’i pëlqente ta portretizonte nënë e saj në ekran të madh.

Megjithëkëtë, ylli i filmit “Monster’s Ball” e pranoi se asaj do t’i duhet të punojë drejt realizimit të këtij qëllimi. Në këtë pikë të karrierës së saj, Berry thotë se nuk po i ofrohen edhe aq shumë role filmike. Mirëpo, aktorja po mendon që në një të ardhme të afërt, ta bind Zendayan të bëhet pjesë e ndonjë projekti të saj personal.

Por, Zendaya duhet se nuk është e vetmja aktore që e ka rrëmbyer vëmendjen e Halle Berryt, pasi kjo e fundit ka filluar të shfaqë interesim tek aktoret protagonise të Hollywoodit të cilat janë afrikano-amerikane. Një tjetër aktore punën e së cilës e vlerëson lartë është, Zoe Kravitz, e cila së fundmi e ka fituar rolin e Catwoman në filmin e ardhshëm “Batman”. Kujtojmë që ky personazh i bazuar në librat komik, në të kaluarën ishte portretizuar nga 55-vjeçarja Berry.

Në këtë pikë, Halle po preferon të mos zbulojë hollësi rreth projekteve të ardhshme. Debutimi i saj regjisorial, “Bruised”, ka marrë vlerësime të përziera nga kritikët. Disa prej tyre e kanë çmuar aktrimin e saj në film, derisa të tjerët kanë thënë se i duhet t’i përmirësojë ende aftësitë e saj si regjisore.

Ndërkohë, së fundmi, Halle Berry e pranoi një shpërblim special për arritje jetësore, i cili e vlerëson kontributin e saj në kinematografi si aktore afrikano-amerikane.