Gjysmëvjetori i dytë – në shkollën “Elena Gjika” mësimi sipas plan-programit, masat po respektohen

Në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë pas dhjetë ditësh pushim dimëror, ka nisur gjysmëvjetori i dytë.

Drejtori i kësaj shkolle Bekim Sylejmani tha se mësimi ka filluar sipas plan-programit dhe se gjithçka po zhvillohet normalisht

Ai më tej ka shtuar se mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike dhe sa masat po respektohen.

Sipas tij, tashmë janë mësuar me menaxhimin e pandemisë.“Janë bë dy vite dhe tashmë e kemi të lehtë me menaxhuar situatën sepse jemi mësuar më sfidën e pandemisë”.

“Ne po vazhdojmë me prezencë fizike ku edhe fëmijët edhe ne po mundohemi t’i zbatojmë masat me përpikëri”.

Ministrja e Arsimit të dielën ka bërë të ditur se procesi mësimor duhet të zhvillohet me prani fizike, ndërkaq tha se në disa raste mund të shfrytëzohen edhe skenarët e tjerë.

“Nëse në ndonjë prej shkollave ka rritje të rasteve pozitive me Covid-19, procesi mësimor do të vazhdohet sipas skenarëve, përfshirë mësimin nga distanca, apo me numër të kufizuar të nxënësve, varësisht se si përcaktohet nga Task-Forcat në nivel komune”, thuhet në njoftimin e ministrisë.