DiCaprio argëtohet me të dashurën në pushime, disa e quajnë hipokrit për jahtin luksoz që djeg shumë karburant

Leonardo DiCaprio është fotografuar duke shijuar pushimet me Camila Morrone në ishullin St. Barts.

Disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar hamshorin hollivudian se po tregohet hipokrit, pasi ka udhëtuar me një jaht luksoz që e ndot mjedisin.

Aktori është ambasadori i OKB-së, i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin se si ndryshimet klimatike dhe neglizhenca e mjedisit ndikojnë te njerëzimi. Ai e ka quajtur ndryshimin e klimës si kërcënimin më të madh për njerëzimin.


Ai u ka bërë thirrje fansave që t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi, ndërsa me rolin e tij në hitin e Netflix, “Don’t Look Up”, arriti ta motivojë publikun që të marrë masa që mbrojnë planetin tonë.

Mirëpo, përkundër qëndrimit këtij qëndrimi, DiCaprio ka lundruar në Karaibe me të dashurën Camila dhe miqtë që nga 1 janari, me një jaht të mbushur me qindra mijëra litra karburant. Ky jaht prodhon sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit, i cili është shumë ndotës.

 

(Foto: IMP/Backgrid/MEGA)

(Foto: IMP/Backgrid/MEGA)