Ylli i njohur i muzikës, Demi Lovato, e ka debutuar tatuazhin e ri të cilin e ka bërë në kohë dhe është pikërisht figura e një merimange.
Pop ylli i suksesshëm i toplistave muzikore i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta zbuluar tatuazhin e saj të ri, duke e postuar një foto ku këngëtarja shihet me gjysmën e kokës së rruar dhe një merimangë të madhe në njërën anë.
29-vjeçarja Lovato, tashmë i ka disa tatuazhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe duket qartë se është adhuruese e kësaj forme të artit. Shumicën e tyre, Demi i ka realizuar tek artisti i famshëm i tatuazheve, Dr. Woo.
Së fundmi u bë i ditur lajmi se këngëtarja dhe aktorja e famshme po vazhdon të kujdeset për shëndetin e saj mendor, dhe Demi e ka përfunduar në heshtje një tjetër program rehabilitimi, pas mbidozës së vitit 2018 që gati i kushtoi me humbjen e jetës.
“Demi është e përkushtuar për mirëqenien e saj dhe gjatë gjithë jetës planifikon të bëjë kontrolle të rregullta për t’u siguruar që po e vë veten të parën”, ka thënë një burim i afërt për revistën “People”.
Lovato u bë e famshme në moshë shumë të re duke luajtur në filma dhe seriale të ndryshme për fëmijë, si “Barney & Friends”, “As the Bell Rings”, “Just Jordan”, “Camp Rock” dhe të tjerë. Kurse debutimin në muzikë e shënoi në vitin 2008 me lansimin e albumit “Don’t Forget”.
Sot ajo shquhet si një prej këngëtareve me zërin më të fuqishëm dhe unik në industrinë e muzikës, duke prodhuar hite të shumta që veçohen për tekstet domethënëse të tilla si: “Heart Attack”, “Anyone”, “Stone Cold”, “Skyscraper”, “Sober”, “Tell Me You Love Me”, Dancing With The Devil” dhe të tjerë.