Zidane do ta marrë drejtimin e PSG-së në fund të sezonit

Krerët e Paris Saint-Germainit do ta emërojnë Zinedine Zidanen në postin e trajnerit për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon në fund të sezonit, kanë shkruar të premten mediumet franceze. Thuhet se Zidane është i gatshëm ta marrë PSG-në dhe tashmë ka nisur negociatat me klubit. Te PSG-ja, po e shohin këtë lëvizje si të rëndësishme për të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe.

Zidane do ta ketë për detyrë ta bind sulmuesin që mos të largohet nga ekipi si lojtar i lirë në verë po ta rinovojë kontratën dhe të mbetet në Paris. Po ashtu, Zidane i ka bërë me dije krerëve të klubit se do ta marrë përsipër një gjë të tillë pasi dëshira e tij është të punojë me Mbappen. Ndërkohë, Pochettino është në presioni të madh përkundër që Parisi prinë në Ligue 1.

Në klub nuk janë të kënaqur me punën e trajnerit argjentinas, i cili nuk e ka nxjerrë më të mirën nga Lionel Messi.