Vlora Çitaku shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës së Kadri Veselit

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Ndaj këtij lajmi të trishtë për familjen Veseli ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka shprehu ngushëllime për gjithë familjen Veseli.

“Nëna Ajshe Veseli na paska lënë sot. Ngushëllime familjes dhe miqve. Pusho në paqe”, ka shkruar Vlora.