Shkëlzen Gashi thotë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mund të jetë si ajo e VV’së në Prishtinë.
Për këtë arsye, Gashi thotë se si shoqëri duhet reaguar. Shton se ministra të Kurtit janë ata që ishin drejtorë në Prishtinë, ku nuk u dëshmuan për të mirë.
“Kam frikë se kjo qeveri ka me qenë sikurse qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë për këto tetë vite nëse ne s’kemi me qenë qytetarë aktivë”, tha Gashi në Pressing.
“Qysh thotë një shkrimtar amerikan “populli i deleve sjell në pushtet qeveri të ujqve””, shtoi ai.
“Nëse ne rrimë si dele këta kanë me bo çka kanë bo në Prishtinë për tetë vjet se në fund të fundit edhe qeveria e Kurtit përbëhet prej atyre drejtorëve të qeverisjes së VV’së në Prishtinë”, shpjegoi Gashi.