Mozzik shijon pushimet në Alpet Zvicerane

Zvicra është një ndër destinacionet më të mira për t’i kaluar pushimet, si gjatë verës, po ashtu edhe gjatë dimrit.

Për t’i shijuar panoramat mahnitëse malore të mbuluara nga bora, reperi Mozzik ka zgjedhur pikërisht Alpet Zvicerane.

Ai në rrjetet sociale ka publikuar fotografi nga fshati “Andermatt” që në luginën Ursern në Alpet Zvicerane.

 

Ai gjithashtu ka publikuar video të hotelit ku po qëndron atje.

Video Player

Ndryshe, Mozzik së shpejti do të publikojë projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren Elvana Gjata.

Kujtojmë se, më 25 nëntor Mozzik ka sjellë këngën “Shko” që deri tani ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube.