Blindohet me dyer hekuri selia e Partisë Demokratike

Duket se selia e Partisë Demokratike është blinduar nga Brenda

Në rrjetet sociale qarkullon kjo foto e derës kryesore të selisë blu që siç duket nga pamjet është e përforcuar me shufra hekuri.

Po ashtu i blinduar duket edhe ashensori. Më herët zëdhënësja e Foltores ka publikuar një foto të njerëzve të maskuar që sipas saj vjen nga brenda selisë së Partisë Demokratike.

“Ja për kë qëndron e hapur Selia e PD!  Ndërkohë demokratët e sakrificës e deputetët e tyre qëndrojnë jashtë… Kjo merr fund në 8 Janar!.