Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në trajtim janë pesë raste me COVID-19, ndërkaq 20 të tjera post-COVID.
Në oksigjenoterapi janë shtatë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë.
Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, dy pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, dy pacientë
Spitali i Prizrenit, një pacient
Spitali i Pejës, dy pacientë
Spitali i Gjakovës, një pacient.