Policia nuk i ndal gjobat, i dënon rreth 3000 persona brenda një dite

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë policia ka gjobitur 2 607 persona që nuk kanë respektuat ligjin.

Prej tyre 2 062 tiketa janë shqiptuar për personat që nuk kanë respektuar ligjin në trafik, ndërsa 545 persona të tjerë janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-Covid.

Në të njëjtin interval kohor policia ka arrestuar 27 persona, 19 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.