Policia jep detaje për therjen me thikë në “Rrugën B”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin që ndodhi mbrëmë në “Rrugën B” në Prishtinë, ku një person është plagosur me thikë nga persona të panjohur.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa aktualisht nuk ka të dyshuar për ngjarjen.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë)”, thuhet në raportin e policisë,

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.