Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në komunën e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar Riad Rashiti ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK’së në Gjilan.
“Po kemi marrëveshje. PDK’së do t`i takojnë nënkryetari i komunës dhe katër drejtori”, ka thënë ai.
Pas kësaj marreveshje Kuvendi Komunal i Gjilanit ka thirru mbledhje urgjente.
Siç kanë njoftuar nga zyra për medie e Komunës së Gjilanit, mbledhja urgjente është thirrur për në ora 15:00.
Në rend dite veç betimit të anëtarëve të kuvendit, do të jetë edhe zgjedhja e Kryesuesit të kuvendnit
Kujtojmë që dje ishte anuluar mbledhja ku pritej të zgjidhej kryesuesi i Kuvendit Komuna të Gjilani