Cardi B thotë se djali i saj 4-muajsh po i thotë fjalët e para

Cardi B ka thënë se ajo dhe djali i saj 4-muajsh tashmë janë duke folur.

“Nuk jam duke e ekzagjeruar, kjo bebe po flet”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ajo dhe burri i saj, janë dëshmitarë të një momenti shumë të veçantë.

“Unë dje e pyeta ‘a e don mamin’, fëmija u përgjigj ‘Yeah’. Më vonë e pyeta përsëri, a e donë mamin, ‘a e donë mamin’ ai përsëri u përgjigj me po”, ka thënë ajo.

Ajo u përgjigj se nuk ishte vetëm një lëshim i zërit nga djali i saj, por ajo vërtetë ia konfirmoi asaj se e do.

Cardi B thotë se nuk është vetëm një fjalë. Ajo shtoi se derisa ishin duke e shikuar Cocomelon, ai tha ‘Hello’.

“Nuk e di nëse është ndonjë gjë prej pandemisë. Nuk e di nëse kjo është normale. Duhet të vë kamera në dhomën e tij”.