Thursday, October 31, 2024
Home VIP Butrint Imeri thotë se është i ri dhe nuk është i gatshëm...

Butrint Imeri thotë se është i ri dhe nuk është i gatshëm për lidhje dashurie

Këngëtari shqiptar, Butrint Imeri, gjatë vitit që lamë pas ka qenë një nga emrat më të suksesshëm.

Ai solli projekte e bashkëpunime të shumta dhe po ashtu mbajti një sërë koncertesh e mbrëmjesh muzikore.Megjithatë, në vitin 2021 pak ka qenë i përfolur për jetën personale e pothuajse fare.Në një intervistë të dhënë për Prive, i njëjti thotë se nuk është i gatshëm për ndonjë lidhje serioze pasi është shumë i ri.

I njëjti shtoi se një lidhje do shumë punë dhe për këtë nuk është gati për të marrë një vendim të tillë.Sido që të jetë, ai prej vitesh flitet për një romancë dashurie me prezantuesen Kiara Tito.

Kjo gjë nuk u mohua e as nuk u pohua asnjëherë nga dyshja e famshme e showbizit.