Zbardhen detaje: Dikush telefonoi policinë dhe iu tha se ka vendosur bombë në Stacion të Autobusëve

Policia e Kosovës  ka zbardhur detaje lidhur me alarmin për bombë sot në Stacionin e Autobusëve.

Policia në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asnjë mjet të dyshimtë, derisa kanë treguar si ka ndodhur rasti.

Sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse në policinë e Prishtinës, ata kanë pranuar një telefonatë anonime nga një person që ka thënë se ka vendosur bombë në stacion të Autobusëve.

“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.”, thotë policia.

Në konfimimin e Ahmetit gjithashtu thuhet se hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”, tha Ahmeti .