Rita Ora e nis ditën duke treguar format atraktive të trupit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tash e sa javë po e shijon qëndrimin në Australi.

Ajo u largua atje bashkë me të motrën e saj, Elenën, dhe të dashurin, regjisorin Taika Waititi.

E duke qenë se në kontinentin australian koha është tash e nxehtë, Rita duket se po e shfrytëzon më së miri verën në hemisferën jugore, për të bërë edhe pak plazh.


Kjo, pasi së fundmi këngëtarja e hitit “Anywhere” ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi me bikini, ku shihet në poza mjaft atraktive buzë plazhit.

E veshur me një palë bikini ngjyrë rozë dhe portokalli, Rita vuri mjaft mirë në pah linjat e saj të trupit si dhe tatuazhet e shumta.


“Djalosh, unë thjesht po përpiqem të meditoj”, ka shkruar artistja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e fotografive.
Ora përndryshe është e angazhuar si paneliste në jusrinë e “The Voice Australia”, dhe kjo është edhe arsyeja që këto kohë ndodhet në kontinentin e largët.