Nuk mjaftojnë votat e LDK-së e PDK-së për zgjedhjen e kryesuesit, asamblistët e VV-së nuk votuan edhe pse qëndruan në sallë

Fehmi Kupina i LDK-së nuk ka arritur të zgjedhet kryesues i Asamblesë në Prishtinë, në raundin e parë të votimit.

Në procesin e votimit morën pjesë vetmë 25 asamblistë nga 51 sa janë gjithsejtë, duke bërë kështu që Kupina të marrë vetëm 25 vota pro.

Këto vota të rundit të parë s’janë të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesues, pasi për këtë duhen 26 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të PDK-së dhe nga një i Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim.

Në sallë qëndruan por s’votuan asamblistët e VV-së, ndërsa ata të AAK-së dhe AKR-së lëshuan sallën.