Ka filluar seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritet të votohet edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal.
Mbledhja e Kuvendit ka filluar me betimin e asamblistëve të rinj të cilat kanë zënë pozitat e tre të dorëhequrve nga këto pozita.
Përparim Rama, Daut Haradinaj dhe Alban Zogaj kanë lëshuar pozitat e tyre si asamblistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Lajmi.net nga burime të veta merr vesh se është arritur marrëveshje për koalicion midis PDK-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Disa çështje të koalicionit mbesin të padefinuara, por PDK pritet sot ta votojë kryesuesin e Kuvendit Komunal.