BE nën drejtimin e Francës: Forcim të zonës Shengen, vizat në pikëpyetje

Franca ka publikuar programin gjashtë mujor me prioritetet e saj në udhëheqjen e presidencës së Këshillit të BE-së. Sa i përket Ballkanit Perëndimor veçohet organizimi i një samiti në qershor. Prioritet i presidencës franceze të BE-së do të jenë edhe forcimi i zonës Shengen dhe mbrojtja e kufijëve evropianë.

Në programin 76 faqesh të presidencës franceze Ballkani Perëndimor përmendet pesë herë si emërtim. Franca që do të udhëheqë me presidencën e Këshillit të BE-së nga 1 janari deri më 30 qershor 2022 nuk dihet nëse do ta propozojë futjen në agjendë të Këshillit çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

migrimit dhe përmirësimi i politikës së azilit në përputhje me vlerat evropiane dhe me angazhimet e saj ndërkombëtare.

Tek kapitulli i zgjerimit në programin e presidencës franceze, thuhet se Franca do të vazhdojë negociatat me vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor sipas metodologjjisë së re që është miratuar në konkluzat e Këshillit.

“Presidenca do të sigurojë bisedime të vazhdueshme me shtetet kandidate për qëndrimin me metodologjinë e miratuar në konkluzionet e Këshillit më 15 mars 2020. Ajo do ta përkrahë punën e BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke i promovuar reformat e gjera, transformuese në fushat kyçe si sundimi i ligjit, institucionet demokratike, liria e shtypit dhe reformat ekonomike, të cilat do ta lehtësojnë inkorporimin e të arriturave evropiane”, thuhet në programin e presidencës franceze.