Adele u rikthye dhe këtë e treguan më mirë shifrat

Albumi “30” i Adele ishte më i shituri për vitin 2021, në vetëm 6 javë nga publikimi, duke u bërë i vetmi që kaloi mbi gjysmë milioni kopje.

Artistja shiti mbi 600.000 kopje të “albumit të saj të divorcit”, ku 80% ishin CD dhe disqe vinili, duke rrëzuar trendin e shifrave online.

Gjithsesi, “30” nuk e kalon suksesin e albumit të saj të mëparshëm, “25”, i cili shiti mbi 800.000 kopje vetëm në javën e parë të tij. Kjo luhatje ilustron dominimin e industrisë së muzikës nga këngët “single”, të cilat tani falë platformave dixhitale, përbëjnë 83% të konsumit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë 2021, u dëgjuan online mbi 147 miliardë këngë, rreth 5.7% më shumë se në vitin 2020.