Shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, Kanada, Donat Syla, ka reaguar pas lajmeve për martesën e Ylber Kusarit, vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ylberi është një nga miqtë e tij më të vlefshëm në Kanada .
Ai po ashtu ka thënë se me Ylberin krenohen në shoqërinë kanadeze, me vlera intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që ka ai.
Postimi i plotë:
Ylber Kusari, është një ndër miqtë e mi më të vlefshëm këtu në Kanada. Është ndër suportuesit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit tonë. Është ndër përfaqësuesit e vendit tonë me të cilin ne krenohemi në shoqërinë kanadeze, me vlerat intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që Ylberi përfaqëson.