Prej disa ditësh në mediat kosovare kanë raportuar se këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndryshuar emrin e saj, pasi më herët e ka pasur Behigje.
Lidhur me këto lajme kanë reaguar nëna dhe vëllai i saj.
Antigona përmes një postimi në rrjetet sociale, ka nxjerrë pasaportën e së bijës dhe emrin e saj Beatrix. “A jeni të qartë se si e ka emrin Beatrixa”, ka shkruar Antigona.
Ndërkohë që më epik ka qenë reagimi i të vëllait të këngëtares, Albanit.
“Behigje Ramosaj, hahahahahaha o vdiqa. Kom kesh n’zo o njerëz. Lajmi më i mirë deri më sot. Beatrix Ramosaj emri jot i ri është Behigje dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë mendjen time”, shkruan ai duke qeshur me të madhe.
Me këtë postim, këngëtari i dashur për publikun ka hedhur poshtë të gjitha lajmet që thonë se Beatrix nuk është emri i vërtetë i banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.
Kujtojmë që këngëtarja është kritikuar shumë për romancën që nisi brenda shtëpisë së famshme.
Ndjekësit mendojnë se ajo ka ndërhyrë mes Donaldit dhe moderatores së njohur Bora Zemani.