Kim Kardashian dhe Pete Davidson ‘ikën’ nga zhurma për një pushim në Bahamas.
Zërat se do të ketë një rikthim midis Kim dhe Kanye duket se u shuan pas shfaqjes së Kim me Pete në një udhëtim të përbashkët.
41 vjeçarja dhe 28 vjeçari nisën lidhjen në tetor të vitit 2021.
Kim shijoi një natë të vitit të ri si në përralla, ndërkaq Pete ishte në Miami, Florida ku ishte nikoqir i një party të Miley Cyrus për festën e ndërrimit të motmoteve.
Meqë Kim për momentin qëndron në Los Angeles, ndërsa Pete në New York, të dy nga ta udhëtojnë për të kaluar kohë më shumë me njëri tjetrin.
Kështu, çifti duket se çdo ditë e më shumë po e shijonë marrëdhënien e tyre të re.