Gjiko feston ditëlindjen, Elita nuk kursehet aspak

Gjiko, festoi ditëlindjen më 4 Dhjetor dhe mes urimeve e surprizave të shumta, Elita Rudi ishte ajo që e “llastoi” më shumë se të gjithë.

Në postimin e parë të urimit të ditëlindjes, moderatorja ka ndarë disa fotografi nga seti i tyre i festave të fundvitit, ku të dy shfaqen të qeshur e të përqafuar me njëri-tjetrin.

Je parajsa ime mbi tokë, Gjiko! Gëzuar ditëlindjen! Të dua përgjithmonë!”, ka shkruar bashkëshortja e reperit. Gjatë ditës speciale, ajo ka postuar vazhdimisht dhuratat për djalin e ditëlindjes, së bashku me surprizën e tortës.

Kjo e fundit, e zbukuruar me një foto familjare të çiftit dhe me zemra të kuqe të shumta, u shoqërua me një performancë të këngës së ditëlindjes nga vetë Elita. Më ëmbël nuk bëhet!