Këtë muaj, këngëtarja Elvana Gjata do të vijë me dy projekte të reja muzikore dhe që të dyja bashkëpunim.
Një bashkëpunim do të jetë me dy anëtarët e labelit PINT, Mc Kresha dhe Lyrical Son.
Elvana në këtë projekt është mysafire.
Kënga e titulluar “Stuhi mbi oqean”, është pjesë e albumit të ri nga Mc Kresha dhe Lyrical Son i quajtur “Muzikë e Alltisë”.
Bashkëpunimi tjetër që është paralajmëruar, do të jetë me reperin Mozzik. “S’ka” titullohet bashkëpunimi i parë i tyre.
Në Instagram, Elvana ka ndarë me ndjekësit një pjesë të shkurtër të këngës së re.