Bashkatdhetarët presin deri në 40 minuta në Merdarë për të dalë nga Kosova

Bashkatdhetarët tanë që ishin për festat e fundvitit në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, 30 deri në 40 minuta janë pritje në pikën kufitare në Merdarë.

Dalja në këtë pikë kufitare është 50 deri në 70 metra.

Ndërsa në pika tjera kufitare deri në këto momente paraqitet situatë më e qetë dhe pa pritje të gjata.

Gjatë së hënës kolonat kanë qenë kilometrike.

Në dalje të Merdarës kolonat mbrëmë kanë arritur deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat kanë qenë deri 100.

Për të përcjell gjendjen aktuale dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës klikoni KËTU ,njofton Telegrafi.