Njëzet policë ushtarakë nga Garda Kombëtare e Kentucky-t janë duke u përgatitur për të shkuar në Kosovë në një mision njëvjeçar, raportoi të martën agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”.
Ushtarët e Kompanisë 438 të Policisë Ushtarake, me seli në Murray, pritet të nisen drejt Kosovës të mërkurën, thuhet në një deklaratë të Gardës Kombëtare.
Ushtarët janë të trajnuar për mbrojtje kundër forcës, anti-terrorizëm, sigurim të terrenit dhe operacione të inteligjencës policore.
Ata do të ofrojnë përkrahje ndërlidhëse të policisë ushtarake si pjesë e Operacionit “Gardiani i Përbashkët”, thuhet në deklaratë.