Videomesazh/ Sarah merr mbështetjen e motrës së saj

“Big Brother” zyrtarizoi spektaklin e së shtunës për shtyrjen e finales së tij.

Ky vendim i ka vënë banorët në dilemë nëse do ta përballojnë apo jo edhe disa javë izolim.

Për t’i ardhur në ndihmë, “Vëllai i Madh” ka mundësuar që ata të ndjekin dhe mendimet e njerëzve më të dashur të tyre.

Në orare dhe mjedise të ndryshme të shtëpisë banorët kanë ndjekur videomesazhe nga familjarë apo njerëz të zemrës.

Këtë mbrëmje ishte rradha e Sarës të surprizohej nga dedikimi i motrës së saj.

“Mos ki asnjë merak, unë jam kujdesur për çdo gjë. Kjo eksperiencë nuk të vjen dy herë kështuqë shijoje. Unë të pres jashtë kurdo që t’i të dalësh”,-i tha ajo duke e motivuar dukshëm motrën e saj.