Kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti, më 31 dhjetor 2021, nxori vendim për shpalljen non-grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut.
Gërvalla tha se i njëjti ka veprimtari të dëshmshme dhe ka cënuar sigurinë kombëtare të Kosovës.
”Ne jemi vënë në dijeni për deklaratën e autoriteteve të Kosovës si “persona non grata” të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk ka asnjë komunikim zyrtar të Misionit nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë njoftim. Doktrina e “persona non grata” nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”.
“Çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i drejtohet udhëheqjes së misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë çështjen në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetet e UNMIK-ut dhe personelit të tij. UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e pjesëtarit të personelit në fjalë dhe po ndjekin autoritetet përkatëse për këtë çështje” shkroi Gërvalla në rrjetin social Facebook.
Pas kësaj Organizata e Kombeve të Bashkuara reagoi, duke u ankuar se UNMIK-u nuk ka pranuar asnjë njoftim për dëbimin e zyrtarit të këtij insitucioni.
Nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara thuhet se vendimi nuk është i ligjshëm dhe se nuk është kontaktuar asnjë anëtar i UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje.
”Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non grata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, thuhet në reagimin e zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm, Stephane Dujarric.
Identiteti i këtij rusi nuk u bë publik, dhe i njëjti nuk është i pari zyrtar i UNMIK-ut i shpallur non-grata në Kosovë.
Kujtojmë se më 31 maj 2019 Kosova pati dëbuar edhe Mikhail Krasnoshchenkov, që nga ajo kohë OKB-ja pati deklaruar se nuk mund t’i dëbohen zyrtarët në asnjë shtet të botës.
Departamenti i policisë kufitare nuk ka bërë me dije ende nëse rusi është larguar nga vendi, siç pati njoftuar në tetor kur u dëbuan Denis Vengerski e Alexey Kryvosheev.