Një ‘zonjë e rëndë’, Rita Ora shkëlqen edhe në paraqitjen e radhës

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora arrin që të tërheqë vëmendje me secilën paraqitje.

Ylli i muzikës njihet për stilin e saj të veçantë, dhe ajo nuk heziton që herë pas here të eksperimentojë me dukje e saj.

Së fundi, Rita u shfaq zonjë e rëndë në episodin e dytë të “The Masked Singer UK”.

E veshur me rroba të zeza elegante, bukuroshja shqiptare mori gjithë vëmendjen me bukrinë e saj.

Ndryshe, aktualisht Rita ndodhet në Australi ku festoi ndërrimin e moteve bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi.