Siç ishte paralajmëruar dyshja më e përfolur Melisa dhe Andi ishin sot në “Për’puthen Prime”.
“Ne u njohëm në këtë program. Pavarësisht të gjithave se nuk dua ti diskutoj se jemi për raste festash. Ne nuk e dimë a do ishim njohur jashtë, Zoti është i madh nuk i dihet asnjëherë, por Për’puthen na bashkoi”,- ishin fjalët e Andit.
Ata gjithashtu treguan se ndër personat e parë që e ka vërejtur ‘lidhjen’ tonë ishte opinionisti i “Për’puthen”, Arian Konomi.
Arjani tregoi se gjithçka për ta ka qenë një tmerr sa kanë kohë që jetojnë bashkë, por në fillim Melisa rrinte e mbyllyr në shtëpi, Andi shkonte në orët e vona që mos t’i shihnin bashkë, sepse janë gjykuar shumë, ata të dy tani po e shijojnë një lidhje shumë të mirë pas gjith sakrificave e sfidave që kanë kaluar.