Viti që lamë pas ishte mjaft i larmishëm sa i përket showbizz-it. Ndër ngjarjet e bujshme që ende vazhdon dhe përflitet ishte dhe ndarja e Kim Kardashian dhe Kanye West. Ky i fundit ka kërkuar vazhdimisht që të rikthehet me nënën e katër fëmijëve të tij por Kim është shprehur se nuk ka kthim pas.
Pasi kërkoi të ribashkohehin, reperi i dha fund lidhjes me modelen e re, të quajtur Vinetria. Ndërsa të gjithë mendonin se pas këtij vendimi qëndronte Kardashian, reperi është parë së fundmi nën shoqërinë e aktores së njohur Julia Fox. Ata u fotografuan duke shijuar një darkë romantike në Miami të shtunën.
Megjithatë, burime pranë reperit janë shprehur se nuk ka asgjë serioze mes tyre dhe se reperi, i njohur ligjërisht si Ye, thjesht po përpiqet të argëtohet mes divorcit të tij nga Kim Kardashian. Kjo vjen vetëm disa javë pas Kim e bëri të qartë se nuk ka më rikthim me babain e fëmijëve të saj.