Kemi shënuar rritjen më të madhe ekonomike prej se ekzistojmë si shtet

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në konferencën e fundvitit ka prezantuar punën e kësaj ministrie për gjatë këtij viti.

Murati ka thënë që është shënuar rritja më e madhe ekonomike “prej se egzistojmë si shtet”.

Ai ka thënë se vendi ka shënuar rekord të të hyrave, me 2.2 miliardë euro, duke tejkaluar shifrën e 10 për qind të fitimit.

“Si rezultat i aktivitetit të shtuar ekonomik, ky vit do të shënojë rritjen më të madhe ekonomike që prej se ekzistojmë si shtet. Pra, do të jetë për herë të parë rritja dyshifrore ekonomike dhe pritet që deri në përmbylljen e vitit, deri të bëhen kalkulimet e nevojshme presim të kemi rritje dyshifrore prej 10 përqind”, ka thënë Murati.

Ttuje Murati tha se me të marrë detyrën nga aspekti i financave publike kanë gjetur një gjendje katoike dhe me shumë borxhe të trashëguara.

“Kemi bërë një skanim të gjendjes, duke identifikuar shumë shkelje. Shumicën prej tyre i kemi dërguar në organet e rendit. Jemi duke bërë çmos që ta kursejmë paranë publike. Sivjet kemi shënuar disa rekorde, të hyrat janë 2.2 miliardë euro, që tejkalojnë shifrat. 10 për qind fitim, një fakt që duhet theksuar është nga Dogana, kemi 2 miliardë euro në total. Për nëntë muaj kemi pasur një rritje reale”, tha Murati.