Ndonëse djali i tij ndodhet në paraburgim në Hagë, babai i ish-presidentit Thaçi vizitohet shumë shpesh nga bashkëpunëtorët e të birit.
Një vizitë të tillë ai e pranoi edhe sot me rastin e festave të fundvitit.
Atë në Burojë e vizitoi sot Nait Hasani, ish-deputet i PDK-së dhe së fundmi ambasador i Kosovës në Shqipëri.
Ndryshe, ish-presidenti Thaçi është në paraburgim në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.