Dieta për hipertension – ushqimet thelbësore për uljen e presionit të lartë të gjakut

Shumë persona kanë presion të lartë të gjakut, por gjysma e tyre nuk diagnostikohen ose nuk marrin trajtim.

Ka ndryshime të thjeshta diete që mund t’ju ndihmojnë për të parandaluar ose ulur presionin e lartë të gjakut. Express.co.uk zbulon disa rregulla që duhet t’u përmbaheni nëse dëshironi të reduktoni ose shmangni hipertensionin, sipas The British Heart Foundation dhe Blood Pressure UK

Pavarësisht nëse doni të ulni ose parandaloni presionin e lartë të gjakut, një dietë e ekuilibruar është thelbësore.

Fondacioni Britanik i Zemrës këshillon: “Të gjithë duhet të synojnë për një dietë të ekuilibruar dhe të shmangin dietat e modës, pasi këto nuk do të ofrojnë ekuilibrin e lëndëve ushqyese që ju nevojiten”.

Mënyra më e mirë për ta kuptuar atë është të mendosh për ushqimet në grupe ushqimore, tha BHF.

  • Shumë fruta dhe perime

  • Shumë ushqime me niseshte si buka, orizi, patatet dhe makaronat. Zgjidhni varietetet me drithëra integrale kudo që të jetë e mundur

  • Qumësht dhe produkte qumështi

  • Mish, peshk, vezë, fasule dhe burime të tjera proteinash jo-bulmetore

  • Një sasi të vogël ushqimesh dhe pijesh të larta në yndyra dhe/ose sheqer

  • Zgjidhni opsione që kanë më pak yndyrë, kripë dhe sheqer sa herë që mundeni.