Atdheu flet për raportin me Bora Zemanin

Atdhe Xharavina që u bë i njohur përmes spektaklit “Përputhen” ka thënë se për shkak të thashethemeve të shumta u desh ta prish shoqërinë me moderatoren Bora Zemani.

Atdheu është përfolur shumë në publik se ka pasur një lidhje me Borën, të cilën dyshja e kanë mohuar vazhdimisht. Së fundmi, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

“Nuk është një arsye e fortë që ia kemi bërë njëri-tjetrit unfollow, thjesht ato thashetheme u bën shumë të tepruara. Për shkak të thashethemeve u desh ta prishim shoqërinë”, ka thënë Xharavina.